
Kryekomisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi njoftoi se situata e votimit është e qetë dhe ka pak probleme teknike.
Në një postim në Facebook, Celibashi i bëri thirrje kandidatëve për deputet dhe udhëheqësve politik të tregojnë qetësi dhe maturi.
“Situata e votimit është e qetë dhe me shumë pak problematikë teknike. Ftoj kandidatët për deputet, e në veçanti udhëheqësve politik & drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit të demostrojnë qetësi, durim & maturi në komunikimet publike & kështu ti adresohen mbështetësve”, shkroi Celibashi.