Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi deklaroi se çdo vonesë ndikon në procesin e votimit. Gjatë një komunikimi për gazetarët, Celibashi u shpreh se nuk e kishte pritur të kishte kaq shumë kundërshti.
“Çdo ditë që ne humbasim në lidhje me atë se si do të jetë forma dhe vetëpërmbajtja e fletës së votimit natyrshëm që ndikon në proces në tërësi sepse do duhet që votuesit shqiptarë të kenë dijeni se si do jetë fleta e votimit. Nuk e kam pritur që do kishte kaq kundërshti mes palëve për përmbajtjen e fletës së votimit.”
Celibashi i bëri thirrje KAS-it të vendosë sot për ankimimin e palëve.
“Shpresoj dhe do dëshiroja një konsensus mbi vendimmarrjen e KAS-it, përndryshe do humbasim dhe disa ditë të tjera. Nëse do ankimohet në Kolegj vendimi i KAS, gjej rastin që t’i bëj thirrje anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor që pa cenuar pavarësinë e tyre në këtë çështja ta shqyrtojnë sa më parë”