Çelo Hoxha është kreu i ri i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, në vend të Agron Tufës.
Zoti Hoxha u zgjodh në këtë post nga bordi i ISKPK-së, ku nga 7 anëtarë, 5 votuan pro Hoxhës.
Studiuese Çelo Hoxha ka qenë nëndrejtor dhe përgjegjës për arkivën në ISKK.
Ai është autor i studimit shkencor “Krimenelët e Luftës” botuar në vitin 2014, në të cilin listoheshin mbi 260 drejtues të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare dhe Partisë Komuniste, të cilët ngarkoheshin me përgjegjsi për ekzekutimet pa gjyqe, gjatë dhe pas luftës.
Për këtë botim, zoti Hoxha dhe ish-Drejtuesi i ISKK-së, Tufa u sulmuan nga deputetët socialist se “baltoseshin heronjtë e luftës”.
Agron Tufa ka kërkuar azil në Zvicër për veten, gruan dhe pesë fëmijët e tij. Tufa ka marrë disa kërcënime për jetën për shkak të punës së tij që përfshin hetimin, studimin dhe publikimin e informacioneve mbi ekzekutimet jo gjyqësore të kryera nga forcat komuniste.