Çështja ‘Babale’, prokuroria kërkon 1 vit e gjysëm burg për Ervin Salianjin

Çështja ‘Babale’, prokuroria kërkon 1 vit e gjysëm burg për Ervin Salianjin

Prokuroria kërkoi sot një vit e gjysëm burg për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, i akuzuar për kallëzim të rremë në bashkëpunim me të tjerë, për çështjen ‘Babale’.

Prokuroria ka kërkuar që ky dënim, në rast se pranohet nga gjykata, të konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Për dy të akuzuarit e tjerë, Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, prokuroria kërkoi përkatësisht 3 vite 6 muaj dhe 3 vite burgim.

Pas daljes nga seanca ku u lexua pretence e prokurorë, ish-deputeti Salianji tha se askush nuk do t’ia dalë ta frikësojë:

“Janë sulme tërësisht politike, nuk pati asnjë provë të re. Prokuroria bëhet pjesë në llumin. Asnjë pabesi tradhëti nuk ia del të mposhtin të vërtetën. Askush nuk dot tia dalë të më frikësojë.”

Që prej tetoit 2018, prokuroria po heton Salianjin, Veliun dhe Alizotin për inskenimin e mundshëm të disa telefonatave ku flitet për pazare droge, ku përfshihej dhe Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Më shumë për këtë çështje mund të lexoni këtu dhe këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>