Qeveria shqiptare ka hequr dorë nga kërkesa për ekstradimin e Francesco Bechettit. Ky vendim iu bë të ditur, sot, Gjykatës së Westminster në Londër, duke i dhënë kështu fund përpjekjes më shumë se një vjeçare për ekstradimin në Shqipëri nga Anglia të Zotit Bechetti dhe partnerit të tij Mauro De Renzis.
Para dy javësh gjykata angleze rrëzoi kërkesën e qeverisë shqiptare për ekstradim dhe urdhëroi ndërprerjen e çdo procedure të lidhur me këtë kërkesë.
Gjykata zbuloi se qeveria shqiptare në kërkesën e ekstradimit kishte bërë, në mënyrë të qëllimshme, pohime të rreme përfshi keqinformim në lidhje me ligjet e Shqipërisë. Gjykata i cilësoi përpjekjet e qeverisë shqiptare “manipulim dhe uzurpim” të procesit gjyqësor. Për këtë arsye ajo vendosi kundër qeverisë së Shqipërisë.
Qeveria deklaroi fillimisht se nuk do ta apelonte vendimin. Por të mërkurën, ditën e fundit të afatit të apelimit, ajo njoftoi gjykatën angleze se nuk do të apelojë.
Me këtë rast Zoti Bechetti deklaroi:
“Pas më shumë se një viti dhe një përpjekjeje të gjatë ligjore kundër persekutimit të pajustifikuar ndaj meje dhe punonjësve të mi, qeveria shqiptare ka marrë më në fund një vendim të drejtë.”
Zoti Bechetti u shpreh se tërheqja nga ekstradimi ishte minimumi që ai priste, dhe shtoi se tani duhet që qeveria t’u japë fund të gjitha proceseve kundër tij në Shqipëri.
Pronari i Agon Channel por hetohet nga prokuroria për pastrim parash dhe evazion fiskal, por çështja ndaj tij është komentuar si e motivuar politikisht për shkak të qëndrimeve të hapura kritike të Agon Channel ndaj qeverisë.
Ky perceptim u shtua kur, në mënyrë të njëanshme dhe të paragjykuar, Kryeministri Rama e përshëndeti bllokimin e pasurive të Agon Channel nga prokuroria me këtë pohim: “Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente Agon Channel një sukses!”
Midis Zotit Beketi dhe qeverisë shqiptare por zhvillohen gjithashtu tre procese ndërkombëtare arbitrazhi për dëmet e shkaktuara ndaj bineseve dhe interesave ekonomike te bzinesmenit në Shqipëri. Shuma totale e dëmshpërblimit që ai kërkon nga qeveria është 1,5 miliardë euro.
Para disa muajsh, në një vendim paraprak, Gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar e Bankës Botërore, ICSID, në Washington DC i kërkoi qeverisë shqiptare të pezullojë procedimin penal dhe urdhërin e arrestit dhe ekstradimit kundër Francesco Becchettit dhe Mauro de Renzis, deri në shqyrtimin e plotë të çështjes prej saj.