Çfarë dyshohet se e shkaktoi shpërthimin në Beirut?

Nga Exit News
Çfarë dyshohet se e shkaktoi shpërthimin në Beirut?

Pasditen e 4 gushtit, dy shpërthime të fuqishme ndodhën në Beirut, duke shkaktuar më shumë se 100 viktima dhe 4 mijë të plagosur.

Burimi i shpërthimit aktualisht është i paqartë, por sipas informacioneve zyrtare në depon ku ka ndodhur shpërthimi ka pasur të ruajtur mbi 2700 ton nitrat amoni që ka nxitur shpërthimin.

Çfarë është nitrani i amonit?

Nitrati i amonit ka një sërë përdorimesh të ndryshme, por dy më të zakonshmet janë si një pleh bujqësor dhe si lëndë plasëse.

Ai është shumë shpërthyes kur bie në kontakt me zjarrin – dhe kur shpërthen, nitrati i amonit mund të lëshojë gazra toksikë, përfshirë oksidet e azotit dhe gazin e amoniakut.

Për shkak se është kaq shpërthyes, ka rregulla të rrepta se si të ruhet në mënyrë të sigurt nitratin e amoniumit. Mes kritereve kryesore është që vendi ku do të ruhet të jetë i ndërtuar me materiale kundër zjarrit, të mos ketë kullime, gypa ose kanale të tjera në të cilat nitrati mund të mblidhet, duke krijuar një rrezik shtesë për shpërthim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>