Asambleja Parlamentare e NATO-s po zhvillon punimet e saj në Tiranë dhe lajmet rreth këtyre punimeve janë lajme kryesore në media. Megjithatë, ky organizëm njihet fare pak në mos aspak në publik.
Më poshtë po shpjegojmë shkrtimisht këtë organizmëm:
- Asambleja Parlamentare është një institucion ndërparlamentar, i pavarur nga NATO, e cila shërben si organ konsultativ për NATO-n dhe lidhje ndërmjet NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare të të saj.
- Asambleja Parlamentare nuk ka asnjë rol të drejtpërdrejtë në vendim-marrjen apo politikëbërjen e NATO-s.
- Asambleja Parlamentare ka për qëllim t’i paraqesë qeverive një mendim të përbashkët të parlamenteve mbi çështjet e Aleancës, duke luajtur rol në mënyrë të tërthortë në politikën e NATO-s.
- Asambleja Parlamentare përbëhet nga 257 delegatë nga 28 vendeve anëtare të NATO-s. Çdo vend anëtar ka delegacionin e vet në Asamble, numri i të cilit bazohet në madhësinë e vendit përkatës dhe reflekton përbërjen politike të parlamentit përkatës. Delegatët caktohen nga vetë parlamentet përkatëse, sipas procedurave të vetë vendit.
- Asambleja Parlamentare financohet nga parlamentet apo qeveritë e vendeve anëtare. Kontributi financiar i secilit vend përcaktohet më të njejtin kriter që përdoret për përcaktimin e buxhetit të NATO-s.