Çfarë mund të ndryshojë në politikën e jashtme të Amerikës nën presidencën Biden

Nga Exit News
Çfarë mund të ndryshojë në politikën e jashtme të Amerikës nën presidencën Biden

Nën presidencën e Joe Bidenit, SHBA mund të ri-hyjë në Marrëveshjen e Klimës në Paris, të ribashkohet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe të kërkojë të drejtojë një fushatë globale kundër koronavirusit.

Këto janë disa nga ndryshimet e rëndësishme që politika e jashtme amerikane mund të pësojë me largimin e presidentit Donald Trump dhe ardhjen në pushtet të Bidenit.

Fushata e Biden i përshkruan këto poltika si një plan për të rivendosur udhëheqjen amerikane dhe një premtim për të përmbysur ‘instiktet përçarëse’ që ka ndjekur Donald Trumpi.

Po ashtu pritet të ketë dhe ndryshime të tjera: një fokus agresiv në adresimin e ndryshimeve klimatike dhe rritje të pranimeve të refugjatëve.

Ekspertët presin ndryshime edhe në politikën amerikane në Lindjen e Mesme: jo në mbështetje të plotë për Izraelin, por për Iranin dhe Arabinë Saudite.

Biden do të rikthehej në marrëveshjen bërthamore të Iranit nëse Teherani rifillon angazhimet e tij. Biden, po ashtu, ka premtuar se do t’i japë fund mbështetjes së SHBA për luftën e udhëhequr nga Sauditët në Jemen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>