Javën e shkuar në Maqedoni, kuvendi miratoi gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare. Votimi i këtij ligji në Kuvend u shoqërua me sulme verbale dhe fizike në veçanti nga kryetarit të Kuvendit Xhaferi.
Nicola Gruevski, kryetar i VMRO-së dhe ish-Kryeministër i Republikës së Maqedonisë sulmoi Kryetarin e Kuvendit Xhaferri, gjatë seancës për diskutimin e ligjin për gjuhën shqipe në Maqedoni.
Sulmi kishte prapavijë etnike, antishqiptare duke qenë se Xhaferi është me kombësi shqiptare dhe po diskutohej një ligj që i jepte të drejta kushtetuese shqipëtarëve të Maqedonisë.
Çfarë ka dashur të tregojë “autori” me këtë veprim?
Nikola Gruevski dhe deputetët e partisë së tij deshën edhe njëherë tjetër të tregonin forcën e tyre. Ata e kanë shpalosur hapur dhunën e tyre dhe format represive sidomos kur ishin në pushtet ndaj kundërshtarëve politikë e sidomos ndaj popullsisë shqiptare. Mjafton të përmendim rastin “Mostra” ku u dënuan me burgim të përjetshëm gjashtë shqiptarë për vrasjen e një maqedonasi, e cila sipas përgjimeve të publikuara nga Zaev, ishte komplot i kurdisur nga ish-ministria Jankullovska dhe policia sllavo maqedonase. Po ashtu rasti i Kumanovës 8-9 Maj 2015 ku policia speciale maqedonase përdori artileri të rëndë në lagjen e trimave pa u kujdesur për jetën e civilëve. Ata arrestuan tre familje të tëra, duke përfshorë persona të mosharë dhe fëmijë 3 vjeçarë, (rast rekord në botë për arrestimin e një fëmije).
Kush qëndron pas veprimeve të Gruevskit?
VMRO me në krye Nikola Gruevski-n mbështetet në nacionalizmin sllavo-maqedonas, e cila nuk do të privohet nga të drejtat ekskluzive të etnisë së privilegjuar. Prej krijimit të Republikës së Maqedonisë, pushteti dhe burimet ekonomike kanë qenë në dorë të etnisë sllavo-maqedonase. Duke bërë një ndarje selektive të fondeve në arsim, shëndetësi, infrastrukturë e sport, në shumicë dërrmuese në favor të sllavo-maqedonasve.
Synimi i tyre ishte i qartë largimi i shqiptarëve nga trojet e veta etnike dhe kolonizimi më pas i tyre me popullsi sllavo maqedonase. Kjo praktikë është e njohur në Kongresin e Berlinit më 1878 dhe e zbatuar dukshëm pas krijimit të Mbrestërisë Serbo-Kroato-Sllovene, më vonë e quajtur Jugosllavi.
Plani i tyre u frenua nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare e cila i detyroi të uleshin në bisedime dhe të nënshkruanin marrëveshjen e Ohrit (2001), e cila siguroi të drejta e shqiptarëve për përfaqësi në politikë, arsim, institucione të pushtetit qëndror e vendor si dhe kulturë.
Por, sërish ato e gjetën mënyrën të pengonin zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Falë bashkëpunimit në heshtje të partive shqiptare që rrinin në qeverisje thjesht për të siguruar ndonjë përfitim personal, sllavo maqedonasit arritën të pengojnë marërveshjen e Ohrit.
Cili ka qënë roli i Presidentit Ivanov në këto përplasje ndëretnike?
Presidenti George Ivanov, me etni sllavo-maqedonase, ka mbajtur qëndrim pozitv për komunitetit me etni maqedonase. Veprimet e Nikola Gruevskit dhe partisë e tij me përbërje të theksuar nacionaliste, Presidenti Ivanov i ka justifikuar si mbrojtje të interesave të shtetit ndaj veprimeve “terroriste” dhe “destabilizuese” të shqiptarëve.
Edhe në rastin e sjelljes agresive të Nikola Gruevskit në parlament ndaj kryetarit të ligjshëm të tij, Talat Xhaferi, presidenti Ivanov heshti duke e “legjitimuar” si veprim në mbrojtje të kushtetutës dhe stabilitetit të Maqedonisë.
Qëndrimi i tij ka qënë innjëjtë edhe në rastet e tjera si sulmi në Kumanovë, përgjimet dhe zgjedhja e Talat Xhaferit kryeparlamentar në Maqedoni.
A është kjo mënyra më e mirë me e mbrojtur kushtetutën? A ka bazë kushtetuese kundërshtimi i tyre?
Në çdo vend demokratik nuk i takon as kryetarit të opozitës dhe as presidentit të vlerësojnë kushtetueshmërinë e ligjit. Kjo detyrë i takon veetëm Gjykatës Kushtetuese. Ligji për gjuhët nuk shkel kushtetutën sepse është në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit e nënshkruar në 2001. Për më tepër nëse vërtet Gruevski dhe Ivanov do ishin të shqetësuar për kushetueshmërinë e ligjit kanë pasur kohë mëse të mjaftueshme për ta paraqitur ligjin në Gjykatën Kushtetuese dhe për të bllokuar miratimin e tij.
Pse e frikëson ligji për gjuhën shqipe Ivanovin dhe Gruevskin?
Gruevski, Ivanov dhe elita politike dhe ekonomike sllavo-maqedonase i tremben fuqizimit të faktorit shqiptar. Ligji i jep të drejtë shqiptarëve të shërbehen nga institucionet shtetërore të pushtetit qëndror dhe vendor edhe në gjuhë shqipe.
Ky ligj pritet të ketë katër pasoja pozitive për shqiptarët, si:
Së pari, do ndalojë harrimin e gjuhës shqipe nga brezat e ri të popullsisë shqiptare që me dekada me rradhë u munduan t’i sllavizonin dhe tu humbnin identitetin.
Së dyti, në shumë qytete të Republikës së Maqedonisë do të jetë më e lehtë të flasësh shqip dhë të studiosh në gjuhën shqipe.
Së treti, nuk do të anashkalohet mësimi në gjuhën shqipe për shkak të presioneve dhe kërcënimeve dhe të vazhdohen studimet në gjuhën sllavo-maqedonase.
Së katërti, kjo “erë e ngrohtë për shqiptarët” do bëjë që shumë prej atyre shqiptarëve që flasim për bukuri shqip dhe që janë maqedonizuar e turqizuar me mbrojt familjen dhe karrierën e tyre do ti rikthehen mbiemrave shtërgjyshëve.
Vjen shpejt koha për censusin e ardhshëm në Maqedoni dhe përqindja e popullsisë me kombësi shqiptare mund të “rritet”. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e vendore roli i tyre mund të bëhet përcaktues e jo më shtojcë.
Cilat janë frikërat e vërteta të komunitetit sllavo-maqedonas?
Me rritjen e pranisë dhe ndikimit të faktorit shqiptar, ata nuk do mund të vazhdojnë projektin e tyre dhe do duhen të përshtaten me realitetin e ri. Më e rëndësishmja, ata kanë frikë se mos shqiptarët sillen ndaj tyre siç janë sjellur ata ndaj shqiptarëve. Është një frikë normale sepse njerëzit priren ti shikojnë njerëzit si vetja me të metat dhe urrejtjet e tyre.
Elita politike sllavo-maqedonase që nga krijimi i republikës janë munduar ti izolojnë, ti përzënë dhe ti mbajnë larg pushtetit shqiptarët. Për të arritur qëllimin e tyre final ata përdorën forma të ndryshme si dhunën policore, investimet shtetërore dhe në arsim. Dhuna policore ndaj shqiptarëve u kthye në normalitet në Republikën e Maqedonisë qoftë për situata të jashtzakonshme si rasti i Kumanovës qoftë edhe për sherre apo konflikte të vogla lokale.
Veprimet policore, në masë dërrmuese arbitrare, në favor të sllavo-maqedonasve kishin qëllim të shtypni shqiptarët, që ato të mos ngrinin krye, mos kërkonin të drejtat e tyre dhe në përfundim të largoheshin nga trojet për t’i hapur rrugë kolonizimit.
Edhe për sa i përket investimeve janë diametralisht kundër mes sllavo-maqedonasve dhe shqiptarëve si në aspektin kulturor edhe në atë ekonomik.
Edhe për sa i takon organve drejtuese pjesën e luanit e kanë mbajtur gjithmonë sllavo-maqedonasit dhe shqiptarët janë trajtuar si “shtojca” dhe “garnityrë”.
Por a ka rrezik që të ndodhë kjo?
Personalisht gjykoj që shqiptarët nuk duhet të bien pre e provokimeve. Ata nuk duhet të kenë ndjenja revanshiste. Ata duhet të këmbëngulin në zbatimin e të drejtave që i gëzojnë me ligj. Për shekuj shqiptarët janë cilësuar si luftënxitës, luftëdashës e të paaftë me arritur kompromise. Sot ka ardhur dita të ndryshojmë këtë perceptim ndërkombëtar. Siç ka thënë dikur Fan Noli nuk është më koha e jataganit. Perëndimi ka kthyer sytë nga shqiptarët. Tani duhet të jemi ne ata që duhet të justifikojmë këtë vëmendje duke ruajtur qetësinë dhe duke rritur ndikimin dhe të drejtat tona me rrugë ligjore.
Gruevski dhe nacionalistët e tjerë janë jashtë kohe dhe nuk trembin më. Statuskuoja në Maqedoni dhe në Ballkan nuk është zgjidhur dhe nuk do të zgjidhet më me pushkë në dorë por me bisedime, marrëveshje e nisma ligjore. Në përfundim, sllavo-maqedonas të dashur mos kini frikë ne nuk jemi si ju sado që jeni përpjekur të na bëni si ju. Jemi shembull botëror i bashkëjetesës fetare, mikpritjes e besës.
Një falenderim dhe komplimet për Talat Xhaferin që ruajti qetësinë dhe nuk ra në nivelin e Gruevskit. Faleminderit Gruevski se sjellja jote prehistorike që u pa nga e gjithë bota është favori më i madh që mund ti bësh çështjes shqiptare. Vazhdo kështu.