Përveç ambientit, dieta ushqimore luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e mushkërive. Në kohën kur mushkëritë na duhen sa më të shëndetshme, po ju zbulojmë disa prej ushqimeve që përmirësojnë ndjeshëm shëndetin e traktit respirator.
Mollët
Një mollë në ditë jo vetëm që mban doktorin larg, por nxit edhe mirëfunksionimin e mushkërive gjithashtu. Një studim i publikuar në ‘European Respiratory Jurnal’ zbulon se konsumi i mollëve ndihmon mushkëritë dhe rikuperimin e atyre të dëmtuara edhe tek duhanpirësit. Fitokimikët që gjenden tek mollët, ulin stresin oksidativ dhe inflamacionin, gjë që rrit potencialisht funksionin pulmonar.
Çaji Jeshil
I pasur me shumë anti-osidantë dhe polifenole, çaji jeshil është shumë i dobishëm për funksionimin e mushkërive madje duke shpërbërë edhe qelizat kancerogjene sipas studimeve të kryera në laborator. Konsumimi i këtij çaji jo vetëm ndihmon në mirëfunksionimin e mushkërive por edhe lehtëson vështirësitë e frymarrjes.
Perimet gjethe-gjelbëra
Perimet e gjelbëra si lakra kale, spinaqi apo brokoli janë të pajisura me vlera ushqyese që ndihmojnë mirë funksionimin e mushkërive.
Këto perime përmbajnë shumë anti-oksidanntë, fibra, vitamina dhe minerale.
Në fakt studimet e fundit tregojnë se konsumi i tyre lidhet edhe ulje të madhe të riskut që të prekeni nga kanceri i mushkërive apo azma.
Hudhra
Hudhrat përbëhen nga anti-oksidantët dhe përbërësit anti inflamatorë. Konsumi i tyre lidhet ngushtë me reduktimin e stresit oksidativ dhe mirëfunksionimin e aparatit respirator. Një studim në Kinë ka zbuluar se konsumimi i hudhrave të gjalla të paktën dy herë në javë lidhej ngushtë me uljen e rrëzikut që të prekeni nga kanceri i mushkërive në të ardhmen.
Salmoni
Një nga ushqimet kryesore që ndikon në pastrimin e mushkërive është salmon. Një burim i shkëlqyer omega-3. Disa kërkime sugjerojnë se konsumi i salmonit ndihmon gjithashtu në mushkëri më të pastra.
Bananet
Të pasura me potas, fiber dhe vitamin C, bananet janë shumë ushqyese dhe me veti kuruese përsa i përket mushkërive.
Studimet kanë provuar se potasi i gjendur me shumicë tek to ndihmon tek mushkëritë dhe parandalon problemet me frymëmarrjen.
Të tjera studime tregojnë se konsumi i tyre tek fëmijët i ndihmon këta të fundit nga azma.
Publikuar më parë tek nëformë.com.