Një nga recetat me të thjeshta dhe më me shije është kjo që JaMystic ju propozon sot.
Kjo mund të jetë një ëmbëlsirë ditëlindjeje e përkryer: Charlotte me luleshtrydhe.
Pak histori:
Luleshtrydhja, në latinisht fragaria e merr emrin nga parfumi i saj i veçantë. Origjina e saj mendohen Alpet ku ajo ende gjendet akoma në gjendje të egër. Zogjtë shtegtarë e kanë përhapur atë në të gjitha kontinentet në të cilat ajo u zhvillua e përshtatur me klimat përkatëse.
Luleshtrydhja është konsumuar që në antikitet dhe romakët bënin me të maska bukurie.
Luleshtrydhet janë të pasura në vitaminë C 67,4mg/ 100g fibra si dhe vitaminë B9.
Nevojiten:
- Një kuti biskota Savoiardi
- 250g luleshtrydhe
- 30 g sheqer
- 2 portokalle
- 3 vezë
- 100g sheqer
- 250g maskarpone
- Për këtë recetë na duhet një enë qelqi me mure të larta . Unë përdora gota uji të gjera.
Përgatisim një sallatë me luleshtrydhe duke i prerë ato në copa. I hedhim 30 g sheqer dhe i mbulojmë me lëngun e dy portokalleve. I lëmë 4 orë në frigorifer.( Kjo është një sallatë shumë e mirë edhe për t’u konsumuar pas një vakti)
Ndajmë të verdhat e vezës nga të bardhat.
Tek ena ku kemi hedhur të verdhat shtojmë sheqerin dhe e rahim deri sa masa të zbardhet dhe i shtojmë maskarpone-n.
Rahim të bardhat me pak kripë deri sa masa të bëhet voluminoze. Përzjejmë të bardhat në masën e kremit dhe përfitojmë kështu kremin si për “tiramisu”.
Kullojmë luleshtrydhet nga lëngu. Ky shurup do të përdoret për lagien e biskotave kurse copat do ti hedhim tek kremi.
Fillojmë ndërtimin e ëmbëlsirës.
Ngjyejme në shurupin e luleshtrydheve biskotat e para që do të shërbejnë për bazë.
Shtrojmë bazën me një sërë biskotash të lagura si edhe muret i ngrejmë me biskota të lagura. Hedhim shtresën e parë të kremit dhe ½ e copave të luleshtrydheve. Shtrojmë përsëri një bazë me biskota të lagura dhe përsëri krem dhe copëza luleshtrydhesh e mbyllim me një sërë biskotash të lagura. E lëmë në frigorifer për 12 orë dhe është gati për degustim.
Jamystic këshillon: Nëse e bëni në enën e qelqit për të pasur me kollaj në nxjerrjen nga kallëpi sygjeroj të përdorni një film plastik para se të filloni renditjen e biskotave.