Para dy muajsh, nё njё nga ditёt mё tё ftohta tё kёtij viti, takova Laurën dhe Dashin. Janё njё çift nga ata qё plotёsojnё njёri tjetrin edhe nё lёvizje —Laura 36 vjeç dhe Dashi 49 vjeç. Kishin nё duar njё dosje me analiza, diagnoza shqip dhe italisht. Dashi, ose Dashamiri, baba i 3 fёmijёve, ёshtё i sёmurё.
Po ta fillojmё nga e para.
Rreth njё vit mё parё, Dashi ndihej keq pёr njё kohё tё gjatё dhe e para gjё qё i shkon nё mend ёshtё Check up-i. E bёn jo njё, po plot dy herё. Por, bashkëshortes së tij Laura i duhet tё paguajё mjekun pёr tё lexuar pёrgjigjet. Dashi ёshtё çdo ditё e mё keq!
Sipas analizave tё Check up-it tё dytё, sepse i pari doli shkёlqyeshёm(!), Dashi rezulton me hepatit C. Por pёr tё gjetur tipin e saktё tё tij, ai duhet të bёjë nё privat njё analizё qё kushton 450 euro…
Laurёn duhet ta njihni! Ёshtё njё grua me vullnet tё jashtёzakonshёm.
Gjen nё internet cili ёshtё mjeku mё i mirё nё Bologna, e kontakton nga internet dhe lё takim me tё. Megjithёse jetojnё vetё i gjashtë (me tё jёmёn e Dashit), vetёm me rrogёn 22 mijë lekë si shofer tё tё shoqit, merr para borxh dhe nisen bashkё pёr nё Bologna.
Duke u dridhur mё tregon si i priti mjeku, si e ndihmuan miqtë emigrantё pёr tё paguar vizitёn, si shkoi vizita…
Ndёrsa priste nga mjeku t’u pёrshkruante kurёn pёr hepatitin C, marrin mandatёn: Dashi nuk ka thjesht hepatit, por cirrozё tё gradёs sё tretё! Cirrozё që duhej të ishte e qartë edhe nga vlerat e Check up-it tё thjeshtё!
– Po si i bёhet? E pyet Laura.
– Transplant zonjё, sa mё shpejt transplant tё mёlçisё ёshtё e vetmja rrugё qё kemi.
– Le ta bёjmё, e bёjmё dot nesёr?
Mjeku buzëqesh pёr herё tё parё. I njёjti mjek qё pa asnjё buzqeshje kishte bёrё tё mundur qё nё njё spital privat, t’u mundёsoheshin analiza falas me kosto disa qindra euro.
Dhe fillon e i shpjegon Laurёs se transplanti i mёlçisё kushton… 150 mijë euro. Se kostoja nuk ёshtё i vetmi problem, se cirroza ёshtё shumё e pёrparuar dhe ёshtё e rёndёsishme qё trupi ta pranojё kёtё mёlçi tё re.
Laurёs dhe Dashit i bie tavani mbi kokё!
Mezi ja dalin tё jetojnё me rrogёn e Dashit dhe janё nё borxh deri nё fyt me shpenzimet e deritanishme.
Po tani? Laura nё fillim, e provon me shtetin. Edhe ajo dhe i shoqi, kanё votuar pёr shёndetësin falas! Vetёm se shёndetësia falas, fillon dhe mbaron tek Check up-i! Transplanti i mёlçisё nuk bёn pjesё nё tё! Kristi i shkretё ёshtё shembulli “mё i mirё”! Njё darkё qё Ministri Beqaj ёshtё i ftuar nё njё TV, Laura e pyet çfarё bёn shteti pёr transplantet e mёlçisё. Pёrgjigjia e lё pa fjalё:
Shteti ynё ka njё marrёveshje me Turqinё pёr transplantet, por pёr tё hyrё nё listёn e pritjes, duhet qё pacienti tё ketё shtetёsi turke!
Ёshtё tepёr!
Laura dhe Dashi ndihen, pёrveçse, fatkeqё edhe tё nёpёrkёmbur. E vetmja ndihmё qё ju premtohet ёshtё nga Italia. U hapet njё dritare ndihme ku njerёz tё mirё, mendojnё edhe pёr t’u kursyer gjestin e lypjes. Vetёm se kanё nevojё pёr njё dokument nga shteti shqiptar ku tё thuhet se Ministria e Shёndetësisё nё Shqipёri nuk mbulon transplantin e mёlçisё.
Laura dhe Dashi fluturojnё!
As qё u shkon nё mend se pengesa do t’u vijё jo nga ata qё mbulojnё shpenzimet, por nga ata qё nuk i mbulojnё. I shkruajnё Ministrisё sё Shёndetësisё, vetë Kryeministrit, por… pa asnjё pёrgjigje!
E pabesueshme! Mirё qё shteti nuk ka asnjё politikё pёr kёtё transplant, mirё qё nuk ka asnjё marrёveshje me shtete tё tjera, mirё qё nuk ndihmon as anёn administrative tё kёtij kalvari, por nuk lёshon asnjё dokument tё thjeshtё qё t’i mundёsojё pacientit “tё lypi” ndihmё gjetkё!
Sepse ky dokument i thjeshtё, do t’i çirrte maskёn shёndetsisё falas! Paçka se do t’i shpёtonte jetёn babait tё tre fёmijёve.
Laurёn e mora nё telefon para disa ditёsh. Nuk m’u pёrgjigj.
Kam frikё t’i shkruaj, kam frikё se mos mesazhi im do ta gjejё vejushё!