Siç mund ta kini vënë re të gjitha recetat që ndaj me ju, janë receta që janë testuar dhe adaptuar sipas mënyrës sime.
Edhe ‘cheesecake’ është një recetë e njohur prej jush, por ky është versioni im i kësaj embëlsire.
Për 4 persona duhen:
- 1 pako biskota caramelito, ose speculos;
- 250g mascarpone;
- 3 lugë sheqer;
- 3 lugë karamel (Neranxi);
- 60g gjalpë;
- 200ml pana të ëmbël;
- 1 bustinë sheqer me vanilje.
I vendosim biskotat në mixer.
Pasi janë grirë, shtojmë gjalpin dhe vazhdojmë në mixer deri sa të bëhet si rërë e lagur.
Në nje enë qelqi hedhim mascarpone dhe e rrahim pak sa të zbutet . Pastaj i shtojmë sheqerin, vaniljen, kremin e ëmbël dhe vazhojmë përzierien. Shtojmë 3 lugë karamel dhe vazhojmë përzjerjen edhe pak sa të lidhen elementët.
Fillojmë ndërtimin e kekut.
Nevojitet një enë me rrethin që çmontohet. Nëse nuk keni, në enën që do të ndërtojmë kekun shtrojmë një film plastik.
Shtrojmë biskotat e grira dhe me anën e një luge e ngjeshim masën që të krijojë shtresë. Pastaj hedhim kremin e pergatitur dhe e rregullojmë me lugë. Vendosim përsipër film plastik dhe e lëmë në frigorifer për 8 orë.
Jamystic këshillon: Kujdesi më i madh është kur nuk ke enën adapte për t’a nxjerrë të padeformuar.