Cilat biznese nuk mund të hapen më 20 prill?

Nga Exit News
Cilat biznese nuk mund të hapen më 20 prill?

Prej të hënës, 20 prill, një pjesë e biznesve të mbyllura për shkak të pandemisë së Covid-19, mund të hapen dhe të vijojnë punën.

Ata duhet të pajisen me leje në portalin e-albania (ndiqni hapat e shpjeguar këtu) dhe të respektojnë masat sanitare dhe distancat fizike.

Por cilat janë ato biznese që nuk mund të hapen me 20 prill?

Bizneset që do të vazhdojnë mbyllur janë ato biznese ku ka rrezik të lartë të infektimit, për shkak të kontakteve të afërta staf-klient dhe përqendrimit të lartë të klientëve në sipërfaqe të vogla.

Kështu nuk mund të hapen:

  • Baret, lokalet, klubet, diskot;
  • Restorantet (mund ta dërgojnë ushqimin në shtëpi);
  • Tregëtia me pakicë e veshjeve, këpucëve, bizhuterive, lojërave, luleve, mobiljeve etj,;
  • Palestrat, pishinat e hapura dhe të mbyllura, qendra të tjera argëtimi dhe sportive;
  • Qendrat e estetikës, parukeritë, spa-të, etj;
  • Klinikat dentare;
  • Transporti: urban, ndër qytetatas, shërbimi taxi,
  • Shkollat publike dhe jopublike; qendrat e kurseve (mund të zhvillojnë mësimin online);
  • Kinematë, teatrot, galeritë, muzetë, bibliotekat.

Bizneset që do të hapen pa leje dhe pa masa sanitare kundër përhapjes së Covid-19 do të ndëshkohen.

Nëse numri i të prekurve dhe viktimave me Covid-19 do të vazhdojë të ulet, Kryeministri Rama ka premtuar se pas 27 prillit do të ketë një bllok tjetër biznesesh që do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>