
Një studim i spitalit Addenbrooke në Cambridge zbuloi se cilësia e maskës së personelit, ndikonte në nivelin e infektimit nga virusi Covid-19.
Sipas të dhënave paraprake, raporton The Guardian, stafi që punonte në pavijonet Covid vitin e kaluar, kishte nivele 50 herë më të larta infektimi se personeli i pavijoneve të tjera.
Për këtë arsye, në dhjetor 2020 spitali mori vendimin që pavioni të përdorte një lloj maske nga maska kirurgjikale (FRSM) që ishte përdorur deri atëherë. Maska e re, e llojit FFP3, ishte e një cilësie më të mirë.
Prej ndryshimit të maskës, të dhënat treguan nivele të njëjta infektimi të personelit që punonte në pavijonet Covid me pavijonet e tjera.
Sipas Dr. Mike Ëeekes, i cili punoi në studim, studimi ofronte prova të testuara empirikisht se “maskat FFP3 janë me të vërtetë më efektive sesa maskat kirurgjikale. Duhet të mendojmë për ndryshimin e përdorimit të maskave në ato FFP3 për këdo që kujdeset për pacient me koronavirus. ”
Sidoqoftë, ai shtoi se studimi ishte i ngushtë dhe gjetjet duhet të rikonfirmoheshin në një shkallë më të gjerë.