Komisioni Hetimor caktoi të hënën 2 ekspertët ligjorë të cilët do të ndihmojnë atë për të interpretuar faktet dhe provat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Dy ekspertët ligjorë janë Erind Mërkuri dhe Artan Spahiu.
Mërkuri ushtron prej vitesh profesionin e avokatit. Ai është pjesë e studios ligjore “Meksi Laë & Consulting”, ku ofron shërbime ligjore. Mërkuri mban gradën Doktor i Shkenca në të drejtën kushtetuese dhe jep mësim në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Ndërsa Spahiu është avokat prej vitesh. Ai mban detyrën e zëvendës dekanit në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan si dhe prej 2018 ai është kryetar i komisionit për monitorimin e zbatimit të ligjit “Për organet e qeverisjes të Drejtësisë”.