Me vazhdimin e karantinës, njerëzit në të gjithë botën po i drejtohen gjithmonë e më shumë platformave online për të mbushur kohën e lirë.
Një alternativë tjetër përveç Netflix është edhe CineSquare, një shërbim me abonim i disponueshëm në Shqipëri, Bullgari, kroaci, Bosnje dhe Herçegovina, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Rumani, Serbi, Slloveni, Qipro, Greqi and Turqi.
Abonimi kushton 1.99 euro, dhe ofron filma evropian dhe ballkanik.
Në këtë platformë mund të gjeni filma mbi historinë e Ballkanit, të cilat shumë rrallë mudn të gjenden në platformat e tjera.