Çmimet e larta janë shqetësimi kryesor për pjesën dërrmuese të shqiptarëve gjatë pushimeve verore brenda vendit.
Në sondazhin e Barometrit në Euronews, rezultoi se për 82.5% të qytetarëve, çmimet e larta janë problemi kryesor në pushime, ndërsa për 49% janë rrugët dhe trafiku.
Shërbimi rezultoi shqetësues për 33% të të pyeturve.
Ndërsa sa i përket gjërave që pëlqejnë më shumë gjatë pushimeve në Shqipëri, 40% u përgjigjën bukuritë natyrore, 30% vendet e qeta dhe 27% ajri i pastër.
Sondazhi për pushimet verore u krye gjatë 15-ditëshit të dytë të muajit gusht ku në intervista ballë për ballë u përfshinë 1000 veta.