Iniciativa Covax do të nisë në shkurt dërgimin e 90 milionë dozave të vaksinave anti-Covid në Afrikë.
Lajmi u bë publik nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
Rreth 320 mijë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech janë shpërndarë në katër vende afrikane – Kepi i Gjelbër, Ruanda, Afrikën e Jugut dhe Tunizi, tha OBSH në një deklaratë.
Ndërsa vaksina e AstraZenecas është ende në pritje të vlerësimit për përdorim emergjen nga OBSH. Kjo e fundit po shqyrton vaksinën dhe efektet e saj para dhe vendimi pritet të merret së shpejti.
Covax është një nismë e Bashkimit Europian për të shpërndarë vaksina drejt vendeve të mesme dhe të varfra, që kanë pasur më pak qasje në to.
Shqipëria po ashtu është pjesë e Covaxit. Ajo pritet të marrë 141, 600 vaksina të Astra Zenecës si pjesë e nismës.