24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca u shpërndanë në Maqedoninë e Veriut të dielën nga nisma e BE-së, COVAX, raporton Radio Evropa e Lirë. Lajmi u dha më parë nga ministri maqedonas i shëndetësisë në një postim në Twitter.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se këto doza do të përdoren për të imunizuar personat mbi moshen 75 vjeç. t
“Me këtë dërgesë, do të imunizohen të sëmurët kronikë dhe personat mbi 75 vjeç. Vaksinimi do të kryhet në qendrat shëndetësore. Në muajin prill pritet të arrijë dhe pjesa tjerë prej 76.000 dozave të vaksinave AstraZeneca”, deklaroi ministri Filipçe, i cili doli në aeroportin e Shkupit për të pritur mbërritjen e kontingjentit të vaksinave.
Maqedonia e Veriut ka firmosur marrëveshjen për furnizimin me 200 mijë doza të vaksinës kineze Sinopharm dhe 200 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.
Vendi nisi vaksinimi në 17 shkurt me 8 mijë doza të Pfizerit të dhuruar nga Serbia, dhe më pas morri 3 mijë doza të Sputnik V.
Maqedonia e Veriut ka raportuar 123,491 raste COVID-19 dhe 3,574 vdekje të lidhura me koronavirus deri më tani.