COVAX shpërndan vaksina në mbi 100 vende të botës, pavarësisht problemeve

Nga Exit News
COVAX shpërndan vaksina në mbi 100 vende të botës, pavarësisht problemeve

Programi COVAX i OBSH dhe Aleancës së Vaksinave GAVI, ia ka dal të shpërndajë gati 38.4 milion vaksinave antiCOVID-19 në mbi 100 vende  në gjashtë kontinente, raporton Reuters.

Rezultati vjen vetëm gjashtë javë pasi programi filloi furnizimin e vendeve me vaksina.

Aleanca GAVI/OBSH deklaroi se, pavarësisht problemeve me furnizimin e vaksinave dhe rritja e kërkesës në Indi, pritet që vaksinat të dorëzohen në të gjitha vendet që i kanë kërkuar ato në gjysmën e parë të 2021.

“Sipas parashikimit të fundit të furnizimit, COVAX pret të dorëzojë të paktën 2 miliardë doza vaksinash në 2021,” tha ai.

Gjithashtu, rezervat e vaksinave, momentalisht AstraZeneca dhe Pfizer/BioNTech, do të diversifikohen në muajt në vijim.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>