Udhëheqësi i misionit të OBSH-së tha se ka gjasa që Covid-19 të ketë qarkulluar para dhjetorit 2019.
Është “krejtësisht e mundur” që rastet me COVID-19 po qarkullonin në nëntor ose tetor 2019 rreth Wuhan, tha të martën udhëheqësi i një misioni të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Kjo ka çuar në përhapjen e sëmundjes jashtë vendit më herët sesa është dokumentuar, deri më tani.
Ekipi i OBSH është ende duke punuar në gjetjen e saktë të burimit të virusit, tha Peter Ben Embarek, një zyrtar i OBSH-së i specializuar në sëmundjet zoonotike. Ai udhëhoqi misionin katër-javor të ekspertëve ndërkombëtarë në Kinë në janar dhe shkurt.