![gjykata e elbasanit Covid-19 mbyll përkohësisht gjykatën e Elbasanit](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/gjykata-e-elbasanit.jpg)
Të paktën tre punonjës në Gjykatës së Elbasanit janë infektuar me Covid-19. Të infektuarat janë dy sekretare gjyqësore dhe kryesekretarja.
Instituti i Shëndetit Publik ka nisur testimin e të gjithë punonjësve të tjerë të gjykatës.
Për këtë arsye, gjykata është mbyllur përkohësisht deri në një njoftim të dytë. Gjykata do të shqyrtojë vetëm çështjet urgjente.