9 të infektuar të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit në dy qytete:
- 5 në Tiranë, duke e çuar totalin e të infektuarve në 325, 100 prej të cilëve ende aktivë;
- 4 në Krujë, duke e çuar totalin e të infektuarve në 109, 93 prej të cilëve ende aktivë.
Mes të infektuarve në Tiranë, 4 janë punonjëse në një fasoneri, e cila tashmë është mbyllur. Ministria e Shëndetësisë nuk dha më tepeëër detaje për këto raste.
Në Krujë të infektuarit janë një punonjëse fasonerie dhe 3 familjarë të pacientëve të mëparshëm.
18 persona janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 488, ose sa 63 përqind e totalit.
Mes 21 bashkive të prekura nga Covid-19, në 8 prej tyre janë shëruar të gjithë të infektuarit. Këto bashki janë:
- Durrësi,
- Hasi,
- Kavaja,
- Vlora,
- Puka,
- Tropoja,
- Rrogozhina,
- Mallakastra.