Covid-19 në 24 orë: 4 të infektuar në një fasoneri në Tiranë

Nga Exit News
Covid-19 në 24 orë: 4 të infektuar në një fasoneri në Tiranë

9 të infektuar të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit në dy qytete:

  • 5 në Tiranë, duke e çuar totalin e të infektuarve në 325, 100 prej të cilëve ende aktivë;
  • 4 në Krujë, duke e çuar totalin e të infektuarve në 109, 93 prej të cilëve ende aktivë.

Mes të infektuarve në Tiranë, 4 janë punonjëse në një fasoneri, e cila tashmë është mbyllur. Ministria e Shëndetësisë nuk dha më tepeëër detaje për këto raste.

Në Krujë të infektuarit janë një punonjëse fasonerie dhe 3 familjarë të pacientëve të mëparshëm.

18 persona janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 488, ose sa 63 përqind e totalit.

Mes 21 bashkive të prekura nga Covid-19, në 8 prej tyre janë shëruar të gjithë të infektuarit. Këto bashki janë:

  • Durrësi,
  • Hasi,
  • Kavaja,
  • Vlora,
  • Puka,
  • Tropoja,
  • Rrogozhina,
  • Mallakastra.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>