4 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke vazhduar për të tretën ditë radhazi më të të njëjtën shifër të të infektuarve ditorë.
Dy prej pacientëve janë në Berat dhe 2 në Tiranë.
Dy të infektuarit në Berat janë punonjës të zyrës së Ujësjellësit, një burrë 56 vjeç dhe një grua 44 vjeçe.
Ata janë kolegët e ekonomistes së Ujësjellësit, e cila u identifikua si e prekur nga Covid-19 një ditë më parë.
Deri tani dyshohet se 3 punonjësit e Ujësjellësit janë infektuar në Tiranë gjatë një mbledhjeje auditi që kanë kryer në kryeqytet.
Berati ishte shpallur zonë e gjelbër dhe prej disa ditësh nuk kishte regjistruar më të infektuar. Tani Berati ka 3 të infektuar të rinj dhe ISHP po vazhdon hetimin epidemiologjik të kontakteve të tyre.