Të paktën 3 mësues, 3 punëonjëse në kopshtet, 2 policë dhe 2 mjekë kanë rezultuar të infektuar në 24 orët e fundit qarkun e Beratit.
Të infektuarit janë:
- një mësuese në shkollën “18 Tetori” në Kuçovë,
- një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë,
- një mësuese në shkollën 9-vjeçare “3 Dëshmorët” në fshatin Pobrat,
- një edukatore dhe një sanitare në kopshtin “Çlirim 1”,
- një edukatore në kopshtin “Rom”
- 2 mjekë në spitalin rajonal, një mjek i Repartit të Urgjencës dhe një mjek patholog;
- 2 policisë të terrenit në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.
Aktualisht në Berat ka 524 të infektuar aktivë, ndërsa vetëm një ditë më parë janë zbuluar 28 të infektuar të rinj.