
Të paktën 4 të infektuar të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit.
Tre prej tyre janë punonjës të Bashkisë Gjirokastër. Ndërsa personi tjetër është një ish-zyrtar i lartë.
Sot, në mjediset e bashkisë, nuk do të lejohet të hyjë asnjë punonjës pa maska dhe pa doreza. Ndërkohë që Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimin epidemiologjik.