
Gjykata Adminstrative e Apelit në Tiranë është mbyllur të martën, pas infektimit të disa punonjësve me koronavirus.
Në një njoftim për shtyp, gjykata shkruan se vendimi për mbylljen e saj është marrë nga Këshilli i gjykatës, në një mbledhje të martën, 27 tetor.
Gjykata do të qëndrojë mbyllur të paktën deri në 30 tetor, por do të vijojë punën për çështje me natyrë të ngutshme.