
Dy infermiere të qendrës shëndetësore nr.1 të Beratit janë infektuar me Covid-19, duke bërë të detyrueshme mbylljen e qendrës shëndetësore.
I gjithë stafi i qendrës shëndetësore është vetëkarantinuar, në pritje të marrjes së tamponit.
Qendra shëndetësore do të qëndrojë e mbyllur deri në një njoftim të dytë.