Covidi mbyll 8 kopshte dhe 4 çerdhe në Fier

Nga Exit News
Covidi mbyll 8 kopshte dhe 4 çerdhe në Fier

Të paktën 8 kopshte dhe 4 çerdhe janë mbyllur në 24 orët e fundit në qarkun e Fierit si pasojë e infektimeve të stafeve me Covid-19.

Drejtuesja e Qendrës Ekonomike të Arsimit në Bashkinë e Fierit ka deklarouar për median se të gjithë institucionet e mbyllura do të qëndrojnë ashtu të paktën deri të hënën. Ndërsa më pas do të merren vendime për secilin për tyre, në varësi të situatës së pjesës tjetër të stafit.

Po ashtu, në Fieri orët e fundit janë infekuar dhe të paktën dy magjistratë, dy mjekë, disa mësues dhe punonjës të tjerë në institucione të ndryshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>