Crawford: Shqipëria mund ta mundësojë votën për diasporën

Nga Exit News
Crawford: Shqipëria mund ta mundësojë votën për diasporën

ZëvendësPresident i shoqatës së Republikanëve Jashtë Amerikës Mark Crawford deklaroi se vota e diasporës mund të bëhet për Shqipërinë, nëse qeveria do dhe investon.

Duke folur në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews, Crawford u shpreh se ky është një vendim që i takon shqiptarëve për ta marrë:

“Teknikisht vota e diasporës mund të bëhet. Tani edhe përmes teknologjisë. Është një vendim që duhet ta marrë qeveria dhe votuesit shqiptarë nëse janë gati për ta pranuar këtë.”

Crawford shpjegoi se Amerika ofron shumë mundësi për votuesit, veçanërisht për ata që jetojnë jashtë, pra diasporës, që të mund të votojë dhe se kjo është një tregues i demokracisë.

Të gjithë shtetasit amerikanë që jetojnë në Shqipëri kanë pasur mundësi të votojnë përmes postës ose emailit. Ata më pas mund ta dërgojnë votën e tyre me postë ose ta dorëzojnë në amabasadën e SHBA-ve në Tiranë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>