Crumble me mollë për një mbasdite të ëmbël

Nga JaMystic
Crumble me mollë për një mbasdite të ëmbël

Sipas parimit që duhet të ushqehemi me frutat e sezonit JaMystic iu propozon sot një “Crumble me mollë”.

Pak histori

Molla është një nga frutat më të përdorshme në dietën tonë. Ajo mendohet të ketë ardhur nga Azia qëndrore, Kazakistan, por mori përdorim më të gjerë në pellgun Mesdhetar.
Molla është frut i njohur që në antikitet.
Ramses II kishte mbjellë në kopshtin e tij dhe Homeri e përmend si një nga frutat e olimpit.
Ekzistojnë mbi 700 varietete disa prej tyre në zhdukje.
Molla përmban vitaminë C dhe K (nqs konsumohet me gjithë cipë) dhe përmban shumë antioksidantë dhe ndihmon në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

Crumble me mollë : për 4 persona

– 4 molle Golden (fuxhi);
– 100g gjalpë ( fshati) për brumin;
– 20g gjalpë ( fshati) për mollët;
– 6 lugë gjelle sheqer;
– 2 lugë gjelle bajame e grirë, (zëvendës arrë kokosi);
– 6 lugë miell;
– 2 lugë gjelle rrush të thatë.

Ngrohim furrën fillimisht në 250 gradë.
Mollët, pasi i qërojmë dhe u heqim zemrën i presim, në mënyrë të çrregullt dhe i vendosim si bazë në një enë qelqi (që vendoset në furrë).
Iu hedhim përsipër 2-3 lugë sheqer dhe copëza të vogla gjalpi të shpërndara në gjithë sipërfaqen. Shtojmë gjithashtu edhe rrushin e thatë.

Tani përgatisim brumin:

Në një enë përziejmë miellin, sheqerin, bajamet e grira dhe gjalpin në copa te vogla dhe duke i punuar me dorë formojmë një masë kokrizore që duke e shtypur me dorë merr formë.
I mbulojmë mollët me këtë lloj brumi të kokrrizuar dhe e vëmë në furrë në 220 gradë.

JaMystic këshillon: Kjo ëmbëlsirë mund të bëhet edhe me fruta të tjera .
Mund ta konsumoni të shoqëruar me akullore ose krem chantilly.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>