Çuçi hulumtim shkencor për policinë: Lëmë pas Francën e Anglinë

Nga Exit News
Çuçi hulumtim shkencor për policinë: Lëmë pas Francën e Anglinë

Ministri i ri i Brendshëm Bledi Çuçi, në komunikimin e parë si ministër, prezantoi një sondazh që vlerëson pozitivisht punën e policisë së shtetit që prej vitit 2013.

Në një deklaratë para disa prej drejtuesve të policisë, Çuçi tha se sondazhi është bërë nga një agjenci e pavarur suedeze dhe është një ‘një barometër për perceptimin e publikut për punën e policisë’.

Ai theksoi se në shumë aspekte policia shqiptare i është afruar standardeve europiane, madje ka lënë pas dhe vende si Franca e Mbrëtëria e Bashkuar.

Ministri u shpreh:

“Gjetjet e hulumtimit shkencor të opinionit qytetar janë dëshmi e pakontestueshme e arritjeve të reformimit rrënjësor të policisë së shtetit.

Mesatarja e Europës për sigurinë që ofron policia është 81%, ne jemi 80%.”

Ai shpjegoi se sondazhi është bërë përpara ngjarjeve të fundit ku një qytetar u vra nga një polic në Tiranë:

“Sondazhi vjen në një moment pak specifik, javën e kaluar kemi përjetuar një situatë pak jo të zakonshme, por që nxori në sipërfaqe atë kategori njerëzish që s’lënë pa hedhur baltë mbi punën e policisë dhe gjithë qeverisë.

Rezultatet kanë dalë para atyre ngjarjeve. Tregojnë vjeshtën e 2020 se si e përcakton publiku punën e bërë nga policia.”

Lidhur me marrjen e rryshfeteve, Çuçi tha se është ulur përqindja e policëve që marrin rryshfete:

Në 2013 ishte 74%, pra kaq qytetarë pranojnë se policët kërkojnë ryshfet, ndërsa sot jemi vetëm 57%.”

Lidhur me politizimin e policisë së shtetit, Çuçi tha se Shqipëria ka lënë pas vende si Mbretëria e Bashkuar, Spanja apo Franca:

“Kemi lënë pas vende si Mbretëria e Bashkuar, Spanja apo Franca sa i përket perceptimit se sa e politizuar është Policia e Shtetit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>