
Asambleja e Përgjithshme e PS-së e zgjedhur në Kongresin është duke zhvilluar mbledhjen e saj për të zgjedhur drejtuesit më të lartë të partisë përfshi sekretarin e përgjithshëm, anëtarëte kryesisë dhe sekretarin e partisë.
Kryeministri Edi Rama propozoi anëtarët për kryesi. Ndër anëtarët e propozuar ishin edhe deputetët Arta Dade dhe Namik Dokle, të cilët nuk e pranuan propozimin.
Zonja Dade u shpreh se “në zhvillimet e fundit parimet e PS-së kanë rënë ndesh me parimet e mia. Nuk jam dakord me mënyrën se si po drejtohet partia”.
Ndërsa, Zoti Namik Dokle u shpreh se preferonte të largohej nga gara për t’i lënë vendin figurave më të reja në parti.