Dalin pamje të ‘Pallatit të Verës’ së presidentit Erdogan

Nga Exit News
Dalin pamje të ‘Pallatit të Verës’ së presidentit Erdogan

Pamje të rezidencës verore të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan janë bërë publike nga arkitekti i saj Sefik Birkiye.

Sipas ANSA pallati veror presidencial është ndërtuar nga buxheti i shtetit turk dhe ka kushtuar rreth 640 milionë lira turke ose 62 milionë euro dhe mbulon afërsisht 90 000 mijë metra katrorë.

E ndodhur në qytetin e Marmaris, në bregdetin jugor të Egjeut, vila luksoze ka 300 dhoma dhe ndërtimi ka përfunduar në vitin 2019.

Ajo është pagëzuar me emrin ‘Pallati i Verës’ dhe përveç pishinës ka edhe një plazh privat dhe një pistë helokopteri.

Imazhet e vilës së Erdoganit po ngjallin kritika të forta në opinionin publik, si për kostot në një periudhë të vështirësisë ekonomike dhe zhvlerësimin e rëndë të lirës turke ashtu edhe për akuzat e shpyllëzimit masiv të zonës për zgjerimin e ndërtesës, e ndërtuar në vendin ku tashmë ishte vendosur rezidenca verore e ish-presidentit Turgut Ozal.

Dihet që disa kryetarë shtetesh kanë qëndruar si mysafirë në Pallatin e Verës. Vitin e kaluar, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan priti Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Azerbajxhanit Ilhan Aliyev.

eski
Pamje të rezidencës së vjetër verore të presidencës turke
Pamje pas ndërtimit të rezidencës gjatë presidencës së Erdogan

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>