Danimarka dhe Çekia kanë raportuar se hapja graduale e vendit nuk ka sjell një valë të re infeksioni të koronavirusit, duke i shërbyer si model vendeve evropiane të cilat po përpiqen çdo ditë të rihapin ekonominë dhe të ruhen nga një valë e dytë infektimi me Covid-19.
Çekia dhe Danimarka janë nga vendet e para që kanë dalë nga masat ndaluese të koronavirusit. Në Danimarkë shkollat dhe çerdhet janë hapur dy javë më parë, dhe më 20 prill janë hapur parukeritë dhe bizneset e vogla.
“Nuk ka shenja që tregojnë se hapja graduale e vendit ka rritur përhapjen e infektimit”, tha një shkencëtar i universitetit të Aarhus për The Gardian. “të paktën nuk ka tregues se do të përbalemi me një valë ët dytë infektimi , shtoi ai.
Çekia e nisi planin e hapjes më 19 prill, në fillim me tregjet e fermerëve, dyqanet e makinave, më pas me dyqanet e vogla jashët qendrave tregtare, e me 27 prill me hapjen e palestrave, dyqaneve të mëdha.
Ndërsa priten të hapen më 11 maj shkollat dhe në fund të majit restorantet me ambjente jashtë, parukeritë, qendrat e vogla tregtare dhe hotelet.
Ministri çek i shëndetësisë tha se rastet e reja me koronavirus kanë rënë nën 100, gjatë 8 ditëve të fundit, dhe madje as hapja e dyqaneve dhe e shërbimeve nuk i ka rritur rastet e infektimit.
Danimarka që prej 10 prillit ka raportur më pak se sa 200 raste te reja në ditë.
Të dhënat optimiste të Danimarkës dhe Çekis janë shpresëdhënëse për vendet e tjera të Evropës të cilat po luftojnë ndërmjet urgjencës për të hapur ekonominë dhe nevojës për të ulur përhapjen e infektimit.