Parlamenti Danez po shqyrton një projektligj shumë të debatueshëm për emigrantët. Projektligji parashikon konfiskimin e sendeve me vlerë të azilkërkuesve për të mbuluar shpenzimet e tyre gjat qendrimit në Danimarkë. Të gjith azilkërkuesve do tu duhet të dorëzojnë çdo send me një vlerë mbi 1340 Euro, duke përjashtuar sendet me vlerë sentimentale.
Autoritetet daneze insistojnë se ky ligj i barazon emigrantët me shtetasit danez të cilët, për të kërkuar ndihmë sociale nga shteti duhet më parë të shesin asetet e tyre, mbi një vlerë të caktuar.
Koët e fundit, Danimarka dhe Suedia e kanë vështirësuar kalimin në kufij, në përpjekje për të zvogëluar numrin e azilkërkuesve.
Danimarka nuk është shteti i parë europian që do të përdori një praktikë të tillë. Zvicra është një tjetër vend i kritikuar ashpër për konfiskim të sendeve me vlerë të rreth 100 personave në vitin 2015. Nën ligjin Zvicerian, azilkërkuesit duhet të dorëzojnë çdo send me vlerë më të lartë se 900 Euro.
Ky ligj është kritikuar shumë dhe është krahasur me konfiskimin e sendeve me vlerë të Hebrejëve gjat Luftës së Dytë Botërore.
Me shumë gjasa ligji do të miratohet pasi ka mbështetje të gjërë politike.