Departamenti i Administratës Publike (DAP)nuk ka pranuar kërkesën e Ministres teknike të Arsimit Mirela Karabina për fillimin e procedurave disiplinore kundrejt Seekretarit të Përgjithshem Plarent Ndreca.
Sipas vendimit të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes së Trupës së Lartë Drejtuese të publikuar nga Ora News, arsyet janë:
Së pari, Ministrja nuk ka paraqur fakte dhe prova për të provuar deklarimet e saj. Kërkesa është pabazuar në prova ndaj nuk fillon procedimi disiplinor.
Së dyti, kërkesa e Minsitres së Arsimit duhet të paraqitet pranë DAP e protokolluar dhe sipas rregullave të përcaktuara nga shërbimit arkivor të Republikes së Shqipërisë.
Zonja Karabina ka pezulluar nga puna Zotin Ndreca me arsyen e kryerjes së shkeljeve të rënda në maturën shtetërore. Pas pezullimit ajo i ka kërkuar DAP nisjen e procedurave disiplinore.