
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka kualifikuar si kandidat për një vend në Gjykatën e Lartë Dariel Sinën.
Dariel Sina është aktualisht Komisioneri Publik, i cili ka për detyrë të ankimojë vendimet e KPK-së për magjistratët, gjatë procesit të vetingut.
Ai kandidon në Gjykatën e Lartë për pozicionet e dedikuara për jogjyqtarët.
Në votimin e KLGJ-së për Sinën morën pjesë 9 nga 11 anëtarë. Të gjithë votuan pro tij.