DASH nuk rekomandon udhëtimin në Rusi

DASH nuk rekomandon udhëtimin në Rusi

Departamenti amerikan i Shtetit la në fuqi të hënën një rekomandim të lëshuar më parë për shtetasit amerikan, që i këshillon të mos udhëtojnë në Rusi.

Sipas DASH, Rusia ngelet në listën e vendeve të Nivelit 4: “Mos udhëtoni”.

Uashingtoni paralajmëron të mos udhëojnë në “Kaukazin e Veriut, përfshirë Çeçeninë dhe Malin Elbrus, për shkak të rrezikut të terrorizmit, rrëmbimit dhe të trazirave civile”, si dhe  në “Krime, për shkak të pushtimit të pretenduar të Rusisë të territorit ukrainas dhe abuzimeve nga autoritetet pushtuese “.

Nëse ka patur pritshmëri, që rridhnin nga takimi i nivelit të lartë në Samitin e Gjenevës, mes presidentëve Biden dhe Putin, ato kanë qënë të parakohëshme.

Vendet veçse kanë shkëmbyer pretendiemet respektive, por ende nuk duken gati për hapa konkret në afrimin e tyre dhe lënien mënjanë të armiqësisë.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>