Kandidati për deputet Dashamir Shehi u tha të rinjve në Kashar gjatë një takimi elektoral të mos e shesin votës.
“Me paratë nga shitja e votës nuk blini dot biletën për azil”, tha Shehi.
Ai tha se një mandat i tretë për Edi Ramën “do të thotë më shumë largime jashtë vendit”.
Opozita po bind qytetarët të mos e shesin votën, tha ai.
Aleati i PD, tha se qeveria Basha do të ketë prioritet zhvillimin e zonave rurale dhe integrimin.