Ambasadorja e Shqipërisë në Hollandë Aida Sakiqi në një intervistë për televizionin kombëtar Top Channel u përpoq të minimizojë rëndësinë e lajmit mbi kërkesën e policisë dhe prokurorisë hollandeze për rikthimin e vizave për Shqipërinë.
Në intervistë, Ambasadorja Sakiqi deklaroi se mediat shqipatre e kanë përkthyer një artikull të publikuar në gazetën hollandeze De Telegraaf gabimisht si një raport:
Kjo gazetë publikoi një artikull me titull “mafia shqiptare po shtrin tentakulat e saj në Amsterdam. Ajo që më habiti më shumë është se këtë artikull e gjej të përkthyer si raport në median shqiptare. Në artikull thuhet se ekziston një memo e brendshme e policisë. Gjë që normalisht duhet të ekzistojë.
Në fakt është Ambasadorja gabim. Raporti i brendshëm i policisë hollandeze u përmend për herë të parë në median shqiptare më 19 gusht, në të njëjtën ditë me artikullin e De Telegraaf. Si media shqiptare dhe ajo hollandeze treguan foto të raportit dhe paragrafin, i cila përmban këshillën drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Sigurisë për të hetuar mundësinë e heqjes së përjashtimit nga vizat për shqiptarët.
Një foto e faqes së parë të raportit u postua, më vonë, në Facebook nga gazetari Vincent Triest.
Gjatë intervistës, Ambasadorja Sakiqi deklaroi se nuk ka asnjë rrezik për heqjen e vizave dhe se Ministria e Drejtësisë dhe Sigurisë i ka konfirmuar asaj se nuk e ka marrë raportin në fjalë:
Ky rrezik nuk ekziston, është një vendim i shumë vendeve. Nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare, asnjë shqetësim të transmetuar në mënyrë zyrtare nga autoritetet holandeze. Kam kontaktuar me autoritetet holandeze pasi kam lexuar artikullin dhe mu komunikua nga Ministria e Drejtësisë dhe Sigurisë se ata nuk kanë marrë në dorëzim kurrëfarë raporti
Kjo është e saktë, në kuptimin që lajmet e raportuar në fillim flisnin për një raport, i cili ende nuk ishte dorëzuar zyrtarisht Ministrisë hollandeze. Këtij lajmi i bëri jehonë edhe Ambasadorja hollandeze Dewi Van der Weerd, e cila deklaroi se raporti ishte ende konfidencial dhe nuk ishte bërë publik. Fotografia e kopertinës së raportit, siodqoftë, tregon qartë që ky është versioni përfundimtar, dhe mban datën e 3 gushtit. Dhe në një moment, ky raport do të përfundojë në tryezën e ministrit.
Më në fund Ambasadorja Sakiqi deklaroi se ajo nuk kishte marrë asnjë “kërkesë zyrtare, asnjë ankesë” nga autoritetet hollandeze.
Nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare, asnjë shqetësim të trasmetuar zyrtarisht nga autoritetet hollandeze.
Pavarësisht, se autoritetet hollandeze kanë treguar shumë herë se emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve drejt dhe përmes Hollandës është një çështje shqetësuese.
Ndërkohë, asnjë zyrtar shqiptar apo i BE-së nuk është përgjigjur për çështjet e trajtuara në raport si: rritja e shpejtë e krimit shqiptar në Hollandë, lidhja e tij me kultivimin e drogës në Shqipëri, trafikun e drogës e pastrimin e parave, si dhe për shqetësimin e shfaqur nga policia hollandeze për këto shqetësime.
Nuk ka rëndësi nëse në fund vizat do të hiqen ose jo, faktet dhe shqetësimet e shprehura në raport qendrojnë dhe kërkojnë një përgjigje zyrtare.
Sidoqoftë, është e kuptueshme se pse as qeveria shqiptare dhe as Delegacioni i BE-së në Tiranë nuk mund të thonë ndonjë gjë të kuptimshme për këtë situatë.
Për katër vjet, ata e kanë shitur reformën në drejtësi si të vetmen çështje që ka rëndësi, dhe tani që vendet e BE-së po përballën gjithmonë e më shumë me dështimin mjeran të shtetit shqiptar për të përballur krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, huk do ishte çudi që si për çdo gjë ata të sulmojnë median.