
Prokuroria e Tiranës pushoi sot hetimet për ish-deputetin e LSI-së Gledion Rehovica, i akuzuar për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.
Ish-deputetit Rehovica iu hoq mandati në janar 2018, pasi nuk kishte deklaruar në formular një dënim të marrë në Itali, në vitin 1999, për kryerjen e një vjedhjeje nën emrin e rremë, Kusta Mina.
Por prokuroria e Tiranës ka dalë në përfundimin se Rehovica nuk ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit.
Gledion Rehovica, pas këtij vendimi, kërkoi rikthimin e mandatit të deputetit, të cilin aktualisht e mban Silva Caka, nga LSI.