Nga data 4 deri më 10 maj është java e Europës dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë ka organizuar një javë plot me aktivitete.
Të gjitha aktivitete do të zhvillohen online si pasojë e situatës së Covid-19.
Ambasadori Luigi Soreca tha, në një deklaratë, se muajt e fundit nuk kanë qënë të lehtë për Shqipërinë, duke theksuar tërmetin e 26 nëntorit dhe pandeminë.
Pavarësisht kësaj, Soreca tha se ka pasur një shfaqje soilidariteti, forcimi dhe qëndrese ndërmjet shqiptarëve, Shqipërisë dhe Evropës, përfshirë vendimin e BE-së për të hapur bisedimet në mars.
“Java e Europës 2020 feston bashkimin. Me bashkëpunimin e 18 artistëve nga vendet evropiane dhe Shqipëria, ne duam të nderojmë, më të mirën e asaj që nxorri kjo situatë nga njerëzit dhe të ofrojmë mbështetje dhe argëtim”, tha Soreca.
Të gjitha aktivitetet mund të shihen online në faqen zyrtare të BE-së në Facebook.
Kalendari i aktiviteteve
Të hënën, 4 maj
- Ora 19:00 – Hapja e Javës së Evropës nga Ambasadori i BE-së Ambassador Luigi Soreca;
- Ora 19:00 – AMWIN (SW) nga Ambasada Suedeze.
Të martën, 5 maj
- Ora 20:00 – Ramona Tullumani (BG/AL), Roel Van Velzen dhe Olta Boka (NL/AL).
Të mërkurën, 6 maj
- Ora 20:00 – Stelios Kerasidis (GR);
- Ora 21:00 – ANDRRA (DE/KS)
Të Enjten, 7 maj
- Ora 20:00 – Helix Trio (CZ/AL);
- Ora 21:00 – Clare Sands (IE).
Të premten, 8 maj
- Ora 20:00 – Eno Peci and Maria Radutu (AT/AL/RO);
- Ora 21:00 – Remi Panossian.
Të shtunën, 9 maj
- Ora 19:00 – Himni i BE-së, Goran Filipec (HR);
- Himni i Shqipërisë Laura Sulaj (PL/AL);
- Mesazhi i Ambasadorit të BE-së Luigi Soreca;
- Alban Skenderaj (AL).
Të dielën, 10 maj
- Ora 20:00 – Duo Artimija (SI);
- Ora 21:00 – Antonio Diodato (IT);
- Ora 21:30 – Mbyllja e javës së Europës nga Al Bano (IT/AL);