Dëmet nga tërmeti, KE i dhuron Shqipërisë 15 milionë euro

Nga Stafi i Exit
Dëmet nga tërmeti, KE i dhuron Shqipërisë 15 milionë euro

Komisioni Europian do t’i dhurojë 15 milionë euro Shqipërisë për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, teksa po bën gati dhe një vlerësim më të gjerë të ndihmës që nevojitet.

Vendimi u bë i ditur nga Presidentja e Komisionit europian, Ursula von der Leyen e cila deklaroi:

“Komisioni ka ndihmuar në mobilizimin e tre ekipeve të kërkimit me një staf prej prej më shumë se 200 personash nga Italia, Greqia, dhe Rumani.

Hapi i parë ndërkohë është të alokojmë menjëherë 15 milionë euro në mbështetje të popullit shqiptar.”

KE ka vendosur po ashtu të dërgojë në Shqipëri dhe Komisionerin Lenarčič, i cili do të shohë nga afër gjendjen dhe të krijojë një tablo më të qartë të situatës së ndërtesave të prekura, si dhe të bëjë një vlerësim paraprak të llojit të ndihmës që nevojitet për rindërtimin.

Janez Lenarčič është Eurokomisioneri i Sllovenisë që mban portofolin e Menaxhimit të Krizave.

Që prej 26 nëntorit, vendet fqinje dhe disa vende evropiane kanë nisur ndihma për Shqipërinë dhe kanë shprehur gatishmërinë për mbështjete.

Rreth 10 shtete kanë ofruar ndihmë me burime njerëzore dhe mjete të specializuara, mes të cilave Kosova, Maqedona e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Italia, Greqia, Rumania, Turqia

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>