Dëmtohet rruga Vlorë-Orikum, kompania Salillari përgjegjëse për mirëmbajtjen

Nga Exit News
Dëmtohet rruga Vlorë-Orikum, kompania Salillari përgjegjëse për mirëmbajtjen

Rruga Vlorë-Orikum ka pësuar dëmtime të shumta për shkak të shirave të ditëve të fundit.

Sipas Balkan Web, banorët janë shprehur se kjo rrugë është me rrezik të lartë për tu përshkruar.

“E vetmja masë që është marrë janë këto konë sinjalistike. Është një rrugë shumë me rrezik”, u shprehën ata.

Kjo rrugë duhet të mirëmbahej nga kompania ‘Salillari’.

Më 1 janar 2017, kompania ‘Salillari’ firmosi kontratë 5-vjeçare me Autoritetin Rrugor Shqiptar për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e 1300 kilometrave akse rrugore, përfshirë dhe këtë aks.
Më herët Kontrolli i Lartë i Shtetit dërgoi një ekip për të verifikuar të gjitha procedurat e kryera nga ARRSH-ja në punimet e kryera pak kohë më parë dhe mirëmbajtjen e aksit nacional rrugor Himarë-Sarandë.

Rruga me gjatësi 50 kilometra me vlerë 13.7 milionë euro u ndërtua nga një konsorcium i përbërë nga kompania Elicatechnical Commerce Societa dhe kompania “Salillari” sh.p.k. Kompania Salillari është përgjegjëse dhe për mirambajten e saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>