Denar Biba: nëse ndryshimet kushtetuese nuk zbatohen, rrezikohen zgjedhjet e 2021

Nga Exit News
Denar Biba: nëse ndryshimet kushtetuese nuk zbatohen, rrezikohen zgjedhjet e 2021

Denar Biba, nënkryetari i KQZ u shpreh se nëse ndryshimet kushtetuese të miratuara në 30 korrik nuk përkthehen në Kodin Zgjedhorë, atëherë zgjedhjet nuk do të mund të zhvillohen.

“Nese kjo dispozite nuk detajohet ne ligj, KQZ dhe strukturat e tjera ligjzbatuese te interesuara per zgjedhjet per Kuvendit te dates 25 Prill 2021 do ta kene thjesht te pamundur realizimin e zgjedhjeve”, shkruan ai në një artikull të botuar të hënën.

Biba i këshillon palët t’i drejtohën Komisionit të Venecias, duke qënë se Osbe/Odihr nuk ofrojnë asistencë ligjore:

“Nuk di asnjë rast që ODIHR të ofrojë asistence ligjore.Komisioni i Venecias (KV) nga ana tjetër, ka një praktikë të suksesshme e shumë vjeçare në lidhje me këtë, por gjithmonë për sa kohë që ndryshimet kushtetuese në Kushtetutën e një shteti anëtar të Këshillit të Europës nuk kanë hyrë ende në fuqi”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>