Dënohen 13 gazetarë turq

Dënohen 13 gazetarë turq

Një ditë pasi Presidenti Erdogan  premtoi “më shumë demokraci” dhe  “zbatim më të fortë të ligjit”, regjimi i tij po vazhdon të dënojë gazetarët. Gjykata turke ka dënuar dje 13 gazetarë turq të akuzuar për terrorrizëm. Gazetarët punonin për gazetën opozitare Cumhuriyet, dhe u arrestuan gjatë grushtit të shtetit më 2016.

Krimi i tyre është se raportimi i ndershme dhe i pavarur është një kërcënim për regjimin e Erdoganit.

Ndër të dënuarit ishin Akin Atalay, drejtor i gazetës, i cili u dënua me 7 vjet burg. Kryeredaktori Murat Sabuncu dhe ilustruesi musa Kart ishin ndër të dënuarit me burg.

Stafi i gazetës Cumhuriet u akzua nga Presidenti Erdogan për përfshirje në grushtin e shtetit me grupet rebele si Partia e Punëtorëve Kurdistan dhe me Partinë Revolucionare të Çlirimtarë të Njerëzve. Gjithashtu ato u akuzuan edhe për lidhje me Fetulla Gylen.

Sipas BBC,  gazeta ditën e gjyqit u hap me shkrimin “Mjaft me këtë mizori”, ndërsa pas gjyqit në faqen online të gazetës u shkruajt “ Ju do të turpëroheni përpara historisë.”

Nina Ognianova pjesë e Komitetit për Mbrojtjen e gazetarëve deklaroi se “të përziesh gazetarët me terrorizmin është një përpjekje e qartë e autotiteteve turke për të mbyllur shtypin e lirë. Ne kërkojmë që të gjitha këto vendime të anullohen në gjykatën e Apelit.”

Turqia aktualisht është vendi me numrin më të lartë të gazetarve të dënuar.

Marrë nga BBC

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>