Ish-polici Derek Chauvin u shpall të martën fajtor nga juria në një gjykatë të Minneapolis, për vrasjen e George Floyd. Në një seancë e cila zgjati më shumë se 10 orë, gjykata e gjeti atë fajtor për 3 vepra penale kundër Floyd.
Prokuroria kërkoi 30 vite burg për oficerin e policisë.
Vrasja e Floyd shkaktoi muaj të tërë protestash kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë në SHBA-ve, duke tërhequr vëmendje ndërkombëtare.